Justin Theroux dhe Nicole Brydon Bloom janë martuar në një ceremoni romantike në Tulum Beach në Meksikë. Kjo është martesa e dytë e aktorit, tetë vjet pas divorcit nga Jennifer Aniston.

Nëpërmjet fotove të siguruara nga “TMZ”, të sapomartuarit duket se po shijojnë momentet e para të jetës së tyre bashkëshortore në plazh. Aktori i njohur zgjodhi të vishte një smoking klasik me një xhaketë ngjyrë kremi, ndërsa Bloom shkëlqeu me një fustan nuseje të bardhë.

Të porsamartuarit ndezën thashethemet për njw romancë mes tyre në shkurt 2023, kur u panë së bashku në një ebent të Netflix. Gushtin e kaluar, PEOPLE zbuloi propozimin për martesë të aktorit të famshëm, në Itali, me një unazë smeraldi 4 karatësh.

Çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes, pasi vetë Theroux deklaroi në një intervistë me “Esquire”, në maj 2023:
“Unë dua që marrëdhëniet e mia të ekzistojnë brenda katër mureve të dhomës ku jemi. Duke qenë në një marrëdhënie publike, është shumë më e këndshme të mos jesh në një të tillë .”

Marrëdhënia e yllit 53-vjeçar me Nicole Brydon Bloom u bë publike kur ta bënë paraqitjen e tyre të parë si çift në tapetin e kuq të festës së Oscars Vanity Fair.


