Gazetari Elvis Myrtaj u bë i njohur dhe shumë dashur për publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në BB3.

Lisi nuk ndenji gjatë në shtëpi por megjithatë ai arriti të fitonte zemrat e të gjithëve me batutat e tij dhe karakterin humoristik. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante.

I pyetur për jetën e tij private Lisi nuk preferon të jap detaje duke u shprehur se: “Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… Por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj te mami e te babi, atëherë mund të ndodhë”.

Brenda shtëpisë Lisi ka treguar pak nga jeta e tij e cila nuk dukej e thjeshtë por pas shumë arritjesh ai ja ka dalë të jetë një djalë i fortë.

© Panoramaplus.al

