2 Dhjetor, 2020

Marrëdhënia nuk funksionoi! Këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri, fshijnë fotot në rrjetet sociale


Emeli Sande është ndarë nga i dashuri i saj, reperi Jonathan Kabamba vetëm katër muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Ish-çifti e mbajtën të fshehtë romancën për disa muaj, para se t’i deklaronin njëri-tjetrit dashurinë në korrik.

Por duket se rrugët e tyre tashmë janë ndarë, pasi këngëtarja dhe reperi kanë fshirë postimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

“Emeli dhe Jonathan janë ndarë javët e fundit, pasi marrëdhënia e tyre nuk funksionoi. Në një vit kaq të vështirë, ishte e pamundur ta mbanin romancën gjallë. Emeli është përqendruar tek puna dhe është përpjekur të bëjë sa më shumë muzikë muajt e fundit,”– tha burimi.

Në një postim në Instagram në korrik, këngëtarja publikoi një foto me Jonathan dhe i dedikoi fjalët e ëmbla: “Dashuria ime, mbreti im. Faleminderit për dritën, forcën dhe gëzimin që solle në jetën time. Ndihem e aftë të bëj gjithçka kur je përkrah meje.”

Ajo ka qenë më parë në një lidhje me muzikantin Hypo për një vit pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, shkencëtari Adam Gouraguine, me të cilin ishte martuar për një dekadë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al