Lajmi se moderatorja e njohur Marina Vjollca është në pritje të ëmbël, pushtoi thuajse të gjitha portalet. E dyshimet lindën nga fakti se ajo nisi të shfaqej më pak në rrjetet sociale, e kur postonte ndonjëherë Marina shfaqej me veshje të gjëra.

E kjo bëri që të nisnin thashethemet se moderatorja bukuroshe është shtatzënë e me veshjen e saj po mbulonte barkun e fryrë. Lidhur me këto lajme ajo nuk reagoi asnjëherë.

Por si qëndron e vërteta e ka zbuluar miku i saj, Eraldo Rexho. Gazetari i njohur ka publikuar një foto me Marinën dhe i jep fund thashethemeve për shtatzëni duke shkruar: “Meqë nuk ra fjala, Marina nuk është shtatzënë”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
