Fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video me disa imazhe të Marina Vjollcës në pozicione të ndryshme. ‘’Fytyrë perfektë, bukuri klasike’’- shkruan ai ndërsa etiketon edhe Marinën në këtë postim.

Nuk dihet nëse kjo video është paralajmërim për ndonjë projekt të përbashkët mes tyre. Kujtojmë se Marina është e angazhuar me spektaklin ‘’C’est la vie’’, i cili po rezulton një formulë e suksesshme.
© Panoramaplus.al

