26 Tetor, 2017

Marina me Getin për darkë me Shakohoxhën? Çfarë po ‘kurdisin’ ata?


Marina dhe Geti duket se po jetojnë ditë të lumtura pas martesës, ndërkohë që moderatoren e njohur së shpejti do ta shohim në ekran në spektaklin muzikor ‘C’est la vie’. Çifti është këto kohë në Tiranë dhe në një fotografi që ka publikuar në Instagram, duket se nuk janë vetëm. Ata janë të shoqëruar nga një personazh popullor i televizionit. Bëhet fjalë për gazetarin sportiv Dritan Shakohoxha.

Ka qenë Marina ajo që ka preferuar ta ndajë me të gjithë këtë moment, duke postuar këtë foto në profilin e saj në Instagram.

Ata shihen teksa pinë së bashku nga një gotë verë të kuqe, ndërsa duken se kanë kaluar mjaft mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se Marina.

Nuk e dimë nëse ata janë duke konsumuar këtë darkë thjesht në mënyrë miqësore apo po ‘bluajnë’ diçka sa u takon projekteve televizive.

© Panoramaplus.al