Moderatorja bukuroshe e ekranit shqiptar Marina Vjollca feston ditëlindjen. Ajo bën 28 vjeçe.

E teksa urimet nuk kanë munguar për Marinën, sigurisht që edhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Getoar Selimi i ka dedikuar disa fjalë.

Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” foto të moderatores, ku bashkëngjitur shkruan: “Për botën, ti mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Urime ditëlindjen mbretëresha ime”. Një nga ato urimet që çdo vajzë do t’i dëshironte.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
