12 Qershor, 2018

Marina Fara pjesë e klipeve të mamasë, ja si ka qenë e vogël (VIDEO)


Eli Fara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, si dhe një nga femrat më të bukura në vendin tona.

Por vitet e fundit, përveç Elit, vëmendjen e mediave rozë e ka marrë vajza e saj Marina. Kjo e fundit është kthyer në një personazh që komentohet shumë për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale si dhe për jetën e saj private.

Teksa mendonim se Marina është bërë e njohur së fundmi, rezulton se e kemi gabim. Ajo dikur ka qenë pjesë e videoklipeve të nënës së saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Eli ka publikuar një foto ku shihet se Marina ka qenë pjesë e klipit të këngës së saj të njohur ‘Çu këput ra një yll’ që është publikuar në vitin 1997.

“Rritu çup’e vogël me nazet e s’emes”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke etiketuar edhe Marinën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al