Marina dhe Luana janë dy motra të pandashme që nga shkolla, profili i studimeve, bota e televizionit dhe madje edhe origjina e partnerëve nga Kosova.

Edhe në datën 10 shtator, në ditën më të bukur të Marinës, Luana ishte gjithmonë pranë saj.

Këtë e ka treguar edhe vetë Marina nëpërmjet fotove të dasmës.

Luana shfaqet duke u kujdesur për motrën e saj në disa fragmente si fshirja e djersëve, heqja e këpucëve në rërë dhe kush e di sa e sa herë të tjerë që objektivi i aparatit nuk i ka kapur.


