Kim Kardashian ka ndarë së fundmi reagimin e vajzës së saj 12-vjeçare, North West, ndaj komenteve negative që mori pas një videoje të postuar në TikTok, ku ajo shfaqej me tatuazhe dhe pirsingje të rreme.

Në videon e publikuar disa javë më parë, North u shfaq me gërsheta blu, tatuazhe të rreme në fytyrë, përfshirë një yll të vogël nën syrin e djathtë dhe emrin e saj të shkruar me kaligrafi në anën e majtë të fytyrës. Megjithëse pamja ishte pjesë e një kostumi për Halloween, ajo shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.

Në një intervistë për “GOAT Talk”, Kim Kardashian shpjegoi se vajza e saj ishte habitur nga komentet negative, pasi për të gjithçka kishte qenë një lojë e pafajshme.

“Ajo dhe shoqet e saj pëlqejnë të krijojnë kostume, të bëjnë pamje. Ishte koha e Halloween-it, kështu që po bënin tatuazhe dhe pirsingje të rreme. Të gjitha kishin flokë të lyer. Donin të dukeshin si Vajzat e Powerpuff,” –tha Kim.

Sipas saj, North e kishte të vështirë të kuptonte pse pamja e saj u komentua kaq shumë.
“Ajo më tha: ‘Nuk e kuptoj. Është një kostum Halloween-i. Është gjithçka e rreme.’”

Kim gjithashtu sqaroi se ishte North ajo që kishte shkruar komentin “Temë krejtësisht e pakuptimtë” në internet, pas kritikave që mori.
“Ajo mori telefonin tim dhe u përgjigj në një koment. Pastaj njerëzit menduan se isha unë që po e mbroja, por në fakt ishte ajo. Dhe mendoj se ishte një përgjigje shumë e mirë,” – shtoi Kardashian me humor.

Në fund, ylli televiziv foli me krenari për pjekurinë dhe vetëbesimin e vajzës së saj.
“Ajo është vërtet e pjekur në një farë mënyre. Më thotë: ‘Mami, nuk më intereson nëse nuk u pëlqejnë flokët e mi blu apo kjo apo ajo.’ Ajo është vërtet e sigurt në vetvete,” – përfundoi Kim Kardashian


