24 Mars, 2018

Mamaja e Ledri Vulës me një program në televiziv në Shqipëri, zbulohen detajet


Besoj se keni dëgjuar për programin më të ri që do të fillojë në RTSH këtë të martë, bëhet fjalë pikërisht për “Master Chef Junior”.

Në këtë program do të konkurrojnë fëmijë nga 8 deri në 14 vjeç që kanë pasion dhe talent në kuzhinë.  Fëmijët do të gjykohen nga tre ekspertë si moderatorja Xheraldina Vula, shefët e kuzhinës Juli Zgro dhe Sokol Prenga.

Sipas Revistës Who, fillimisht në garë do të jenë 32 fëmijë në fazën e parë, të cilët do të ndahen në 4 grupe. Në fazën e dytë do të kalojnë 16 dhe e e veçanta e eleminimit është “eleminimi dysh”. Pra në çdo puntate do të skualifikohen dy fëmijë. Fëmija fitues i çdo të marte do të marrë një dhuratë dhe ai që fiton garën në fund përfiton një udhëtim në Disneyland.

“Master Chef Junior veç lojrave dhe argëtimit do të ketë të ftuar edhe shumë personazhe të njohur.

© Panoramaplus.al