Maluma sapo krijoi shumë zhurmë në rrjetet sociale për shkak të publikimit të një fotoje, ku shfaqet me një foshnjë të porsalindur në krahë.
Në foton e publikuar në Instagram, këngëtari kolumbian duket një baba shumë tërheqës.
Por, nëpërmjet përshkrimit krahas fotos ai ka zbuluar se nuk është fëmija i tij, por i dy miqve, të cilët janë edhe dy artistë me famë botërore: Luisa Fernanda dhe Pipe Bueno.
Maluma ka zbuluar po ashtu se është kumbar i të voglit, teksa i ka drejtuar fansave pyetjen se si duket ai si baba.
Aktualisht, këngëtari me famë botërore është në një lidhje me Susana Gomez, e cila nuk është e famshme si partneri i saj.

© Panoramaplus.al

