2 Prill, 2021

Make up artisti pranon publikisht se ka shkëmbyer mesazhe seksuale me djem të mitur!


James Charles ka pranuar se u ka dërguar mesazhe të qarta seksuale dy djemve 16-vjeçarë, raporton “BBC”.

james charles (7)

Unë i kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe e di se janë të gabuara,“- tha make up artisti 21-vjeçar në një video të postuar në kanalin e tij në “YouTube” të enjten.

james charles (8)

Akuzat kundër Charles u shfaqën për herë të parë në mediat sociale në fillim të këtij viti.

Në shkurt, influencuesi, i cili ka 25 milion abonentë në kanalin e tij në “YouTube”, u akuzua nga një adoleshent për abuzim, gjë që Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi me personin sepse besonte se djali ishte 18 vjeç.

james charles (9)

Charles kishte mohuar akuzat e mëparshme, por në videon e së enjtes, ai pranoi akuzat.

Ai thotë se kishte dy incidente – një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit – ku ai erdhi në dijeni se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur.

james charles (2)

Këto biseda nuk duhet të kishin ndodhur kurrë“,- tha Charles në videon 14-minutëshe. Ai pranoi se mund t’i kishte kërkuar në platforma të tjera të mediave sociale dhe të kishte gjetur moshat e tyre reale.

Ai gjithashtu u kërkoi falje publikisht djemve dhe tha se do të merrte kohë për të postuar në mediat sociale për të “edukuar” veten e tij për këto çështje.

james charles (4)

Kjo nuk është hera e parë që Charles po përballet me akuza.

Në vitin 2019, ai u akuzua për përdorimin e “famës dhe parave në përpjekje për të manipuluar seksualitetin e dikujt”, gjë që ai e mohoi.

Kur foli për arsyen pse ka qenë “i pamatur” në marrëdhëniet e kaluara, ai tha se kjo ndodh sepse ai ndihet “i dëshpëruar”.

james charles (6)

Në një video që publikoi për akuzën e vitit 2019, Charles bëri një premtim për të qenë më i kujdesshëm në vazhdim.

Por ndërsa koha kalonte, ai thotë në videon e tij më të fundit, se filloi “të injoronte përsëri flamujt e kuq”.

james charles (5)

Ai i dha fund videos duke u zotuar të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen dhe të ndalojë trajtimin e llogarive të tij në mediat sociale si aplikacione takimesh.

© Panoramaplus.al