10 Maj, 2018

Majlinda i hap “Instagram” djalit, por veprimi i Majk do t’ju habis të gjithëve


Këngëtari kosovarë Majk është bërë baba i një djali rreth një vit më parë. Roan është fryt i lidhjes së reperit me bukuroshen kosovare Majlinda Zeka, me të cilën ai u nda pak kohë më parë. Edhe pse kanë një djalë, çifti nuk e ka vijuar lidhjen.

 

Por ajo që na ka bërë përshtypje në këtë rast është se Majlinda, nëna e Roanit të vogël, ka vendosur t’i hapë një llogari në “Instagram” djalit, ku poston foto ose video nga e përditshmja e tyre. Por kjo gjë duket se nuk është pëlqyer dhe miratuar nga Majk, sepse ai ka vendosur të mos e ndjek të birin në këtë llogari.

Siç shihet edhe Majlinda, ka vendosur që mos ta ndjekë këngëtarin nga llogaria që menaxhon. Roani ndjek vetëm një person nga “Instagram”-i i tij dhe kjo është pikërisht mami Majlinda, me të cilën ai jeton dhe kalon thuajse gjithë kohën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al