Sot djali i reperit kosovar, Roan feston një vjetorin. Sigurisht që këtë ditë të veçantë e ka kujtuar edhe vetë Majk, i cili me anë të postimeve në “Instastory” ka kujtuar ditëlindjen e fëmijës së tij të vetëm.

Majk nuk ka bërë ndonjë urim të veçantë, ai ka postuar foto të vogëlushit dhe mbi njërën nga fotot shkruan “1 vjet” dhe postimin e ka shoqëruar me një zemër (emoj).

Vogëlushi Roan jeton me mamanë e tij, Majlinda Zekën, e cila ndryshe nga babi Majk i ka bërë një dedikim të ndjerë dhe ka postuar foto nga torta e parë e djalit.

Dihet që lidhja mes çiftit ka mbaruar kohë më parë dhe se Majk tani më është në një lidhje tjetër që e mban larg djalit sepse siç është parë takimet mes vogëlushit dhe reperit janë goxha të pakta.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
