19 Mars, 2026

Mahnit fansat me format e saj gjatë pushimeve, tenistja ndan mendjen për të ardhmen: Nuk do të rikthehem…


Karolin Vozniacki ka mahnitur fansat me format e saj fizike gjatë pushimeve në Karaibe, por njëkohësisht ka shuar çdo shpresë për një rikthim në tenis.

1

 Ish-numri një i botës u shfaq me bikini në një kroçerë luksoze dhe u ndal në SaintBarthelemy, ku po shijon disa ditë relaksi. Tenistja daneze 35- vjeçare, e cila nuk është parë në qarkun e “WTA”-s që nga “US Open 2024”, po kalon pushime ekskluzive me bashkëshortin e saj, ish-yllin e NBA-së David Li, dhe tre fëmijët e tyre.
Megjithatë, gjatë një interviste në podkastin “Nothing Major”, ish-mbretëresha e renditjes botërore ka qenë shumë e qartë për të ardhmen e saj sportive. Duke folur për mundësinë e rikthimit në tenis profesionist, Vozniacki i ka zhgënjyer fansat me një përgjigje të prerë: “Mendoj se përgjigjja është jo”.

Deklarata e saj duket se mbyll përfundimisht spekulimet për një rikthim tjetër në fushë, ndërsa danezja po shijon jetën familjare dhe pushimet larg presionit të turneve të mëdha.

Karolin Vozniacki (1)Karolin Vozniacki (2)Karolin Vozniacki (3)Karolin Vozniacki (4)Karolin Vozniacki (5)Karolin Vozniacki (6)Karolin Vozniacki (7)Karolin Vozniacki (8)Karolin Vozniacki (9)

© Panoramaplus.al