Ylli i muzikës pop Madonna pritet të rikthehet në aktrim pas një pauze prej 24 vitesh. Ajo i është bashkuar kastit të serialit “The Studio”, një projekt i krijuar nga Seth Rogen, ku ai luan gjithashtu rolin kryesor.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram, ku Madonna shfaqet në një gondolë në Venecia duke lexuar një skenar. Në përshkrimin e fotos, ajo shkruan shkurt: “Puna italiane”, duke lënë të kuptohet përfshirjen e saj në projektin e ri televiziv.

Seriali ndjek historinë e Matt Remick, një drejtues filmi që promovohet në krye të një studioje të madhe dhe përballet me sfidat e industrisë.
“The Studio” ka korrur sukses të madh dhe është shpërblyer në Emmy Awards, ndërsa aktualisht është në xhirimet e sezonit të dytë në Evropë.
Kjo shënon rikthimin e parë të Madonnës para kamerës që nga filmi Swept Away i vitit 2002, i drejtuar nga Guy Ritchie. Mbetet ende e paqartë nëse ajo do të luajë veten apo një personazh të ri, siç kanë bërë më parë emra të njohur si Martin Scorsese, Charlize Theron dhe Zoe Kravitz.
© Panoramaplus.al
