1 Dhjetor, 2020

Madonna publikon foto me të dashurin 36 vite më të vogël, shfaqet e ulur në prehrin e tij


Ylli i muzikës pop, Madonna, festoi “Ditën e Falënderimeve” bashkë me fëmijët e saj dhe me të dashurin, Ahlamalik Williams, gjatë fundjavës.

madonna (7)

Këngëtarja e “Ray of Light” ndau një video të rrallë në Instagram me të gjashtë fëmijët e saj.

Më pas, 62-vjeçarja, postoi një foto ku shfaqej e ulur në prehrin e balerinit dhe koreografit 26-vjeçar, teksa fytyrën e kishte mbuluar me një vello të zezë.

madonna (6)

Dyshja nisi të takohej gjatë verës së vitit 2019 dhe romanca e tyre po vazhdon ende.

madonna (2)

Ata publikuan për herë të parë foto dhe video me njëri-tjetrit gjatë festës së 62-vjetorit të lindjes së këngëtares.

Ahlamalik është vetëm dy vite më i madh se fëmija i parë i Madonna-s, Lourdes.

Dashuria nuk ka moshë,”- tha Williams për “TMZ”.

madonna (9)

Madonna ka dalë me disa burra më të vegjël se ajo në moshë që kur u divorcua nga babai i djalit të saj që tani është 19 vjeç, Rocco Guy Ritchie, në vitin 2008.

madonna (5)

Edhe ai ishte 10 vite më i vogël se ajo.

Pas kësaj marrëdhënieje, këngëtarja filloi të dilte me modelin Jesuz Luz, i cili ishte 29 vite më i ri se ajo, e pas kësaj lidhjeje, zgjodhi Brahim Zibat, gjithashtu 29 vite më i ri.

madonna (3)

Ky ka qenë një vit jo i lehtë për yllin e pop-it, pasi u detyrua të anulonte 18 shfaqje gjatë turneut të saj të fundit, për shkak se kishte luftuar me koronavirusin.

© Panoramaplus.al