5 Mars, 2022

Madonna larg filtrave të Instagramit/ Fytyra e këngëtares duket shumë rinore por nuk mund të themi të njëjtën gjë për duart e saj!


Madonna dukej shumë larg 63 viteve të saj pasi  është fotografuar gjatë një daljeje në një restorant të Londrës deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.Këngëtarja u shfaq me djalin e saj Roço Ritchie, teksa u larguan nga ambienti pak pas mesnate. Por ndërsa fytyra rinore e Madonës dukej shumë e pastër dhe pa asnjë rudhë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për duart e saj, të cilat nuk kishin të njëjtën butësi si pamja e artistes.

Në vitin 2016, Madonna tregoi duart e saj shumë të lëmuara pasi ‘Daily Mirror’ raportoi se këngëtarja 57-vjeçare kishte kërkuar ndihmën e profesionistëve për të larguar rrudhat dhe venat e shëmtuara. Disa burime raportuan në atë kohë se: “Këngëtarja i është nënshtruar  disa seancave të ridermalizimit prej 250 pound në ditë.  Trajtimi, nga Rusia, përfshin mikro-injeksione të aminoacideve, vitaminave dhe acidit hialuronik për të stimuluar prodhimin e kolagjenit që mbush lëkurën.”

Më pas burimi shtoi: “Madonna ka qenë gjithmonë e vetëdijshme për duart e saj. Ajo duhet të mbajë doreza për 36 orë më pas, sepse duart i bëhen me flluska.”

Dalja e Madonna-s vjen direkt pasi personat e brendshëm kanë zbuluar detaje rreth  audicioneve ndërsa kërkimi për aktoren që luan për “Mbretëreshën e Pop-it” në një film biografik të ardhshëm të sajën ende vazhdojnë.

Duke folur me ‘The Hollyëood Reporter’ , burimet zbuluan se audicionet ndonjëherë mund të përfshijnë seanca koreografie 11 orëshe me koreografin e Madonna-s dhe duke ndjekur gjithashtu nga një seancë koreografie me këngëtaren.

© Panoramaplus.al