27 Maj, 2024

Madonna i jep fund lidhjes me partnerin 35 vite më të ri, zbulohet arsyeja që shkaktoi ndarjen e çiftit


Ikona e muzikës pop, Madonna dhe i dashuri i saj Josh Popper i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare, sipas The Sun.

Disa burime të afërta me dyshen thanë për mediat e huaja se huaja 65-vjeçarja ka qenë shumë e angazhuar në projektet e saj muzikore nuk kishte kohë për të dashurin e saj 35 vite më i ri.

“Madonna nuk kishte kohë ta shikonte Josh-in për muaj të tërë, sepse orari i saj ishte shumë i ngarkuar. Ata janë ende të dashur për njëri-tjetrin”, tha një burim për gazetën.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Marrëdhënia e tyre është ftohur”.

Ata u takuan përmes djalit të adoptuar të këngëtares David Banda, 18 vjeç, i cili kishte marrë mësime boksi në palestrën e tij Bredwinners në New York.

Madonna dhe 30 vjeçari vazhduan romancën e tyre të dashurisë, e cila zgjati 2 vite, megjithëse tashmë mesa duket çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

© Panoramaplus.al