Madonna ka bërë tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare, në nder të gjashtë fëmijëve të saj.

Këngëtarja e pop-it publikoi në llogarinë e saj në Instagram mbrëmjen e djeshme një foto, teksa ishte tek tatuazhisti, gati për të nisur realizimin e tatuazhit.

“Tatuazh për herë të parë… Familja”, shkroi ajo krah fotove.

Në foton e fundit, Madonna tregon edhe rezultatin përfundimtar, duke shfaqur inicialet e emrave të gjashtë fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20 vjeç, David, 15 vjeç, Mercy, 14 vjeç, si dhe binjaket Stella dhe Estere, tetë vjeç.

Lourdes, është djali që lindi nga martesa e saj me ish-partnerin, Carlos Leon, ndërsa Rocco, lindi nga martesa e saj me Guy Ritchie.
Katër fëmijët e tjerë janë të birësuar.



