Moderatorja e njohur Roza Lati ka marrë një propozim për martesë, dhe një gjë të tillë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Pasi kaloi një mbrëmje në teatër me të ëmë, aktoren e njohur Rita, moderatorja tregoi se mori kërkesë të veçantë nga një ndjekësi i saj, i cili është një këngëtar.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, shkroi djali me emrin Reinaldo Gaci në mesazhin e publikuar prej saj. Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: “Po sigurisht, je fiks për mua”.

“Lajmin” e martesës ia dha menjëherë të ëmës, e cila pyet se me kë.
“Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj”, shkroi djali.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
