Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, sidomos femrat, Butrint Imeri ka publikuar ditën e sotme projektin e ri muzikor “Ma Cherie” që përkthehet “Dashuria Ime”.

Butrinti ka vijuar me stilin e tij romantik, por këtë herë duket se i ka dedikuar këngë ish-partneres duke i kujtuar kohët e bukura që kalonin bashkë.
Në këngë, ai e pyet nëse vazhdon ta mbajë unazën që i ka dhuruar, edhe pse është në krahët e dikujt tjetër.
“Ma Cherie” është një këngë ritmike që i përshtatet sezonit veror, ku tekstin dhe muzikën e ka punuar së bashku me BigBang.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
