1 Maj, 2020

“Lutem të kemi njëri-tjetrin gjithë jetën”- Flori Mumajesi na prezanton me motrën në ditëlindjen e saj, publikon fotot e rralla


Flori Mumajesi është mjaft i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Ai është munduar ta mbajë gjithmonë larg medias familjen e tij.

Por së fundi kantautori dhe këngëtari i njohur na ka prezantuar për herë të parë me motrën e tij, Elonën në 21 vjetorin e lindjes së saj.

Këngëtari e uroi me anë të një postimi në rrjetin social Instagran, ku shpreh se gjatë këtyre viteve, ajo ka është kujdesur gjithmonë për të.

Ndërsa uroi që të jenë pranë njëri-tjetrit për gjithë jetën.

“21 vite qe nuk jane pak… ke qene gjithmone aty per mua si moter me vemendjen dhe kujdesin tend ?lutem te kemi njeri tjetrin per gjithe jeten sic kemi bere keto 21 vite?. Gezuar ditelindjen shpirt Elona”– shkroi ai.

Flori publikoi edhe disa foto të rralla me motrën e tij.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al