Një zedhënese ‘Netflix’ ka treguar se në skenën e xhirimeve të serialit më të pëlqyer të momentit “Lupin” ka ndodhur një vjedhje. Drama franceze e grabitjes, si për ironi të fatit ishte vetë në qendër të një grabitjeje javën e kaluar kur rreth 20 të rinj të veshur me kapuç vodhën pajisje me vlerë më shumë se 300,000 dollarë nga seti gjatë xhirimeve në një periferi të Parisit.
Netflix tha në një deklaratë të enjten se ka pasur një “incident” gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të “Lupin” më 25 shkurt.
“Kasti dhe ekuipazhi ynë janë të sigurt dhe nuk ka pasur lëndime”, thuhet në deklaratë. “Tani kemi rifilluar xhirimet.”
Ata treguan se pajisjet dhe sendet e tjera me vlerë rreth 300,000 euro, ose 332,000 dollarë, u vodhën nga disa burra që u shfaqën në set dhe “sulmuan” me fishekzjarre. Xhirimet u ndërprenë dhe policia lokale nisi të hetonte.
“Lupin” u bë një fenomen global me daljen e tij në janar 2021 dhe është ndër shfaqjet origjinale më të transmetuara në gjuhën angleze të Netflix. Omar Sy luan Assane Diop , një parizian i dehur dhe djali i një emigranti senegalez që ‘adhuron’ Arsène Lupin, “hajdutin zotëri” dhe personazhin kryesor në një përmbledhje tregimesh të shkrimtarit francez Maurice Leblanc duke filluar nga viti 1905.



