23 Nëntor, 2020

“Lum ajo që do vijë në derën time!”- Valbona Selimllari zbulon se është bërë “vjehrrë” dhe flet për raportin me të dashurën e djalit


Valbona Selimllari është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka dy djem, Denin dhe Kejn, si dhe një vajzë, të cilën e quajnë Vivien.

valbona selimllari (3)

Së fundmi, ish-missi ka folur për lidhjen e ngushtë që ka me ta dhe për mënyrën se si është munduar t’u tregojë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo.

valbona selimllari (6)

E ftuar dje në rubrikën “N’fermë”, Valbona zbuloi se është gati të bëhet “vjehrrë”, sepse djali i madh, Deni, i ka prezantuar tashmë të dashurën.

valbona selimllari

Unë e kam një eksperiencë të tillë, sepse ai e ka një shoqe. Nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë.

Por unë do e dua çfarëdo që të jetë, derisa e do Deni. Nuk kam asnjë problematikë me këtë gjë. Zgjedhjet do jenë të tij.

Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë edhe pse shpresojmë që jo. Unë do e mbështes gjithmonë.

Lum ajo që do vijë në derën time! Do më ketë si shoqe!”,- tregoi Valbona.

valbona selimllari (4)

Edhe pse djali është në moshën e adoleshencës, ajo tha se nuk ua kontrollon asnjëherë telefonat fëmijëve, por mundohet që gjithmonë t’u flasi në mënyrë që ata ta kuptojnë vetë.

valbona selimllari (1)

© Panoramaplus.al