14 Dhjetor, 2023

Luiz Ejlli opinionisti i “Big Brother Vip 3”? Kiara Tito flet pa “dorashka”, ja çfarë tha ajo


Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Luiz Ejlli mund të jetë opinionist në sezonin  e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

Së fundmi këngëtari së bashku me bashkëshorten e tij, Kiara Tito kanë marrë pjesë në premirën e filmit të Donald Veshaj dhe Bora Zemanit “5 Herë JO”.

Teksa po parakalonin në tapetin e kuq çifti është intervistuar nga gazetarët, i cili duke menduar që këngëtari nuk do të tregonte gjë,  e pyeti Kiarën se a do jetë Luizi  opinionist në “BBV”.

“Kiara do jetë Luizi opinionist në “Big Brother Vip”?”– pyeti gazetari.

“Aq sa di ti di edhe unë. Nuk kemi bërë shumë muhabete në shtëpi.”- u përgjigj Kiara duke nxitur akoma më shumë aludimet e publikut se me të vërtetë fituesi i “BBV”, këtë vit do të jetë opinionist në  këtë reality show.

© Panoramaplus.al