15 Dhjetor, 2023

Luiz dhe Kiara së shpejti në një film për historinë e tyre të dashurisë? Këngëtari zbulon çdo gjë: Do ia plotësoj të gjitha…


Një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito së fundmi morën pjesë tek premiera e filmit “5 Herë JO”, ku protagonistët kryesorë janë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Teksa parakaluan në tapetin e kuq, çifti u intervistuan nga gazetarë, ndërsa përgëzuar Donaldin dhe Borën për këtë projekt duke i uruar sa më shumë suksese.

“Do realizoni ju një film së bashku”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Luizit dhe Kiarës, teksa kjo e fundit tha: “Për momentin jo”, duke lënë në nënkuptohet që në të ardhmen mund të ketë bëjnë një film për historinë e tyre të dashurisë.

“Unë mundohem të ia bëj jetën një film dashurie, me ia plotësuar të gjitha dëshirat. Për mua mjafton me kaq”– tha Luizi.

Dyshja u njohë, u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother Vip”, ndërsa pas daljes nga spektakli vazhduan të jetojnë së bashku.

Disa javë më parë Luizi dhe Kiara zbuluan lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, ndërsa treguan se bebi i tyre është vajzë.

 

© Panoramaplus.al