Një lajm i trishtë vjen sot nga bota e filmit.
Aktorja e njohur, Farrah Forke ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Ky lajm është konfirmuar nga një mik i ngushtë për revistën “people”, duke u shprehur se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj në Teksas, më 25 Shkurt.
Ajo ka luftuar prej disa vitesh me kancerin, dhe orët e fundit të jetës i ka kaluar pranë njerëzve të saj të dashur.

Në vend të luleve, familja e së ndjerës ka kërkuar që të bëhen donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit ose për një bamirësi që ata do të zgjedhin.
Farrah ka lindur në Corpus Christi, Teksas, në vitin 1968. Pasi filloi karrierën e aktrimit në “The Rocky Horror Picture Shoë”, ajo më vonë u zhvendos në Neë York, ku studioi në Institutin e Teatrit dhe Filmit ‘Lee Strasberg. Forke bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1991 në “Brain Twisters”.


© Panoramaplus.al

