14 Maj, 2020

“Luftoi por nuk mbijetoi dot”- Tragjedi në familjen e këngëtares së njohur, i vdes djali 21 vjeçar nga mbidoza e drogës


Një ngjarja tragjike i ka ndodhur këngëtares së njohur Melissa Etheridge. Djali i saj 21 vjeçar, Beckett Cypher është ndarë nga jeta.

Këngëtarja zbuloi lajmin me anë të një postimi në Instagram duke thënë se ai vdiq nga mbidoza e drogës.

“Sot iu bashkova qindra mijëra familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga varësia ndaj opiodëve,”– shkroi Etheridge në Twitter. “Djali im Beckett, i cili ishte vetëm 21 vjeç, luftoi për të kapërcyer varësinë e tij ndaj drogës por u dorëzua sot. Zemra ime është e thyer.”

Etheridge dhe ish bashkëshorten e saj, Julie Cypher, të cilët janë ndarë prej shumë vitesh kanë edhe një vajzë, Bailey.

Të dy fëmijët u ngjizën me anë të fertilizimit in vitro dhe sperma u dhurua nga muzikanti David Crosby.

Etheridge gjithashtu ka binjakë me ish-partneren Tammy Lynn Michaels, të cilët i solli në jetë në vitin 2006. Ndërsa aktualisht është martuar me producenten televizive Linda Wallem.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al