25 Qershor, 2018

“Luftë” pas ndarjes/ Morena Taraku e quan gay, i dashuri iranian reagon kështu… (VIDEO)


Vetëm pak kohë më parë këngëtarja shqiptare Morena Taraku u vu në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me të dashurin iranian, Sasha Sobhani.

Por pa kaluar shumë kohë, çifti po përflitet se i ka dhënë fund lidhjes. Madje duket se ndarja nuk është bërë në mënyrë paqësore, pasi tashmë ata kanë nisur një luftë virtuale duke publikuar statuse të ndryshme në rrjetet sociale që i bëjnë “diss” njëri-tjetrit.

Një ditë më parë Morena publikoi në “Instastory” një shkrim ku thuhej: “Kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual”.

Një deklaratë e fortë kjo nga ana e këngëtares shqiptare që i befasoi të gjithë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sasha-s duke publikuar një status në “Instastory”.

“Turp të kesh”, shkruante miliarderi iranian. Por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi publikoi edhe një video ku shihej duke u argëtuar në shoqërinë e disa femrave, por që shumë shpejt u sigurua që ta fshinte atë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al