Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi duket se janë në një “luftë” të hapur mediatike.
Moderatorja seksi së bashku me Mamaqin janë çdo të shtune mbrëmam në të njëjtin orar, në ekran me emisionet e tyre.

E sigurisht gara për audiencë i ka bërë ata që të jenë rivalë gjatë kësaj dite. Madje dy moderatorët ndodh që të kenë të ftuar personazhe të njëjtë.
Kjo ka ndodhur me këngëtaren e njohur Angela Peristeri, e cila këtë të shtunë do të jetë në emisionin “Shiko kush luan” të Luanës.
Ndërsa nga ana tjetër me një njoftim në “Instagram” Eramli ka zbuluar se Anxhela do të jetë në një puntatë e ftuar dhe “Xing me Ermalin”.
Te fotoja e publikuar nga Mamaqi nuk ka ngurruar që të komentojë edhe Luana, e cila i shkruan: “Mbasi ta shohim tek unë”.
“E morëm vesh që ka qenë te ty. S’ka nevojë të na prishësh emisionin”, ja ka kthyer Ermali.


© Panoramaplus.al

