Pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë qenë të shumta reagimet edhe nga personazhë të njohur.

Sulmet kanë vazhduar edhe ditën e sotme, por jo të gjithë kanë qenë dakord duke nxitur kështu vetë qytetarët rus të organizojnë protesta kundër avancimit të luftës.
Modelja ruse e reperit kosovar Don Xhon është njëra prej tyre e cila ka reagur në rrjetin social Instagram në lidhje me këtë.

“Jo luftë“, ka shkruar shkurt Ariana, shoqëruar me flamurin e Rusisë dhe Ukrainës si një kërkesë lutjeje për të vendosur paqe dhe ndaluar sulmet.
Ndërkohë edhe i dashuri i saj Don Xhon më herët ka reaguar në “Instastory“ duke dalë në krahun e atyre që mbështesin Ukrainën dhe që janë kundra luftës.

Kujtojmë që lidhja e tyre ka qenë shumë e diskutuar pasi nisi si flirt në komentet në Instagram mes tyre, si fanse e reperit.
Gjatë kësaj kohe nuk mungonin postimet dhe mesazhet e ëmbla për njëri tjetrin duke shfaqur pëlqimin edhe pse në distancë.
Por pushimet e fundvitit i kaluan bashkë në Dubai duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre.
© Panoramaplus.al
