Mbreti Charles ka ndarë lajme të mira në lidhje trajtimin e kancerit, teksa u shpreh se për shkak të diagnozës së hershme dhe ndërhyrjes efektive do të thotë që trajtimi i tij mund të reduktohet në vitin e ri.

Në një videomesazh, Mbreti tha: “Ky moment historik është si një bekim personal ashtu edhe një dëshmi e përparimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në kujdesin ndaj kancerit.”
Lloji i kancerit nuk është identifikuar dhe trajtimi e monitorimi do të vazhdojnë, por ai tha: “Diagnoza e hershme thjesht shpëton jetë.”
© Panoramaplus.al

