9 Qershor, 2018

Luana zbulon historinë e padëgjuar më parë të Marinës me djemtë (VIDEO)


Moderatorja e njohur Luana Vjollca ditën e djeshme ka publikuar edhe këngën e saj të radhës që është një bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili dhe që titullohet ‘Mi dhe flakë mallit tim’.

Mbrëmjen e sotme ajo do të jetë e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku do të zbulojë shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe profesionale.  Në promon e emisionit të publikuar së fundmi nga moderatori Ermal Mamaqi, shihet që Luana ka nxjerr publikisht në emision një sekret të motrës së saj.

Ndërkohë që ka qenë duke biseduar me Ermalin moderatorja ka treguar dhe një anë të panjohur të Marinës.

“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”, thotë moderatorja.

Nesër një emision eksploziv me @luanavjollca ???? Special Guest Bujar Qamili

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndërkohë që arsyet se përse Marina ka qenë kaq agresive kur ka qenë e vogël na mbetet ta zbulojmë mbrëmjen e sotme gjatë transmetimit të emisionit ‘Xing me Ermalin’. /xing.al/

© Panoramaplus.al