28 Prill, 2018

Luana Vjollca tregon linjat me fundin e shkurtër, por vëmendja shkon për “bishën” e zezë


Luana Vjollca është një nga femrat më seksi dhe më të pëlqyera të ekranit shqiptar. Prej muajsh, moderatoren nuk e kemi parë të jetë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv.

 

Megjithatë, këto ditë, Luana ka njoftuar se shumë shpejt do të kthehet me emisionin e saj “Shiko kush luan”. Përmes rrjeteve sociale, ajo i mban të informuar ndjekësit për çdo të re, e së fundi ka postuar një fotografi ku si çdo herë vjen tejet joshëse.

E veshur me një fund të zi e një bluzë që i theksonte belin, Luana pozoi pranë një veture të markës “Mercedes”, ndërsa mbishkrimi që i kishte lënë fotografisë ishte “BISHA”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al