Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë projektin e ri muzikor. Mesa duket për dy ditë do kemi mundësi të shohim surprizën e saj të radhës.

Luana ende nuk ka publikuar ndonjë foto apo video të shkurtër të shkëputur nga klipi i saj më i ri, por grimierja Sellma ka zbuluar diçka. Ajo ka treguar se si do të duket moderatorja në klip, ku duket me flokë kaçurrela dhe më e bukur se kurrë.

“Së shpejti…”, shkruante Sellma në postimin me videon e moderatores.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
