Luana Vjollcën nuk do ta shihni më vetëm si moderatorë apo këngëtare, pasi ajo ka vendosur që t’i futet biznesit.

Bukuroshja seksi ka zbuluar në puntatën e sotme të emisionit që ajo moderon “Shiko kush Luan”, se shumë shpejt do të hedhë në treg linjën e saj të parfumeve.
Teksa mori pjesë në një prej lojërave, Luana duhej që të zgjidhte aromën e një parfumi, ku edhe zbuloi se çfarë do të bënte shumë shpejt.
“Parfumi im do dalë së shpejti në treg dhe kjo është diçka ekskluzive”,- u shpreh moderatorja.
© Panoramaplus.al
