Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri, jo vetëm për aftësitë e saj profesionale, por edhe për linjat trupore seksi.

“Shiko Kush Luan” ka sjellë katër sezone të suksesshme nën moderimin e saj e tani që ka marrë “pushimet”, Luana po punon me një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka treguar vetë artistja me anë të postimeve në rrjete sociale, ku shihet duke u grimuar dhe duke u bërë gati për xhirime nga stafi i saj.

Por çfarë po ndodh me jetën private të këngëtares?

Luana Vjollca është përfolur prej vitesh për një lidhje me djalin nga Kosova, Krenar Çoçajn. Mirëpo mungesa e biznesmenit në ditëlindjen e 29-vjetorit të lindjes së moderatores, i bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka ndodhur diçka dhe i kanë dhënë fund lidhjes.

Megjithatë, pas shumë ulje-ngritjesh, dyshja janë bashkë dhe madje kanë vendosur të hedhin një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

“Gazeta Shqiptare” raporton se ky 30-vjetor do ta gjejë me një tjetër status Luanën, sepse çifti më i dashur për publikun kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.

Ata kanë vendosur që ti thonë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të vogël në të cilën do të jenë të ftuar njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tyre.

Luana është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe na mbetet të presim nëse çifti do të publikojë imazhe nga dasma e tyre në muajin shtator të këtij viti.

Prej disa vitesh, Luana dhe Krenari kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë.


