10 Maj, 2018

Luana u kap mat në shtëpi me Krenarin, ja çfarë bënë mbrëmë (FOTO)


Një natë më parë, moderatorja seksi Luana Vjollca i “çmendi” të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit që postoi në “Instagram”. Ajo shfaqej shumë provokuese teksa zbriste shkallët e një shtëpie.

Siç shihet edhe në foto, Luana ka ekspozuar këmbët e nxira pasi ka veshur një fustan të shkurtë me ngjyra. Mirëpo vëmendjen kësaj here e mori më shumë diçka tjetër.

Pas Luanës dukej një mashkull, fytyra e të cilit nuk ishte shfaqur në foto, por me siguri ishte i dashuri i saj, Krenar Çoçaj. E kështu lindën dyshimet se ata ndodheshin në shtëpinë e tij.

Siç duket, çifti e ka kaluar mbrëmjen së bashku dhe Luana publikoi në “Instastory” një foto gjatë darkës. Ajo kishte gatuar ushqimin e saj të preferuar, makaronat, duke i shoqëruar me një gotë verë.

Por Luana vendosi që ta fshihte postimin e saj pasi siç duket, është penduar që ka ndarë me ndjekësit se ç’ka bërë mbrëmë në shtëpinë e Krenarit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al