17 Maj, 2018

Luana prek me urimin e saj për Marinën: Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty…


Sot Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe kjo ditë nuk do të kishte kuptim pa një urim special nga motra e saj e vogël, Luana.

Me anë të një postimi në “Instagram”, Luana i bën një urim mjaft të veçantë dhe prekës motrës së saj, ku shkruan: “Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jet @marina_vjollca TË DUA”.

Dihet që të dyja motrat kanë pasur historikisht një lidhje mjaftë të veçantë, për faktin se për vite më radhë kanë punuar në të njëjtin ambient dhe sigurisht që kanë pasur edhe bashkëpunime të suksesshme.

Gjithashtu ata nuk lënë rast pa e shprehur dashurinë që kanë për njëra-tjetrën nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale, ku ka qenë provë e mbështetjes dhe lidhjes së ngushtë që kanë vajzat.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al