29 Mars, 2018

Luana pozon nga tualetit me dedikim për fansat, gazetarja e lë pa fjalë më komentin


Luana Vjollca është një ndër personazhet shqiptare e cila ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Përmes një fotoje të postuar në Instagram, teksa shihet duke pozuar para pasqyrës së tualetit, ajo u ka bërë një dedikim të gjithë fansave të saj duke u thënë se i do shumë.

Ndër komentet e shumta bie në sy ai i gazetares Kozeta Turishta e cila i shkruan se e do shumë.

“Dhe ne të duam ty, dhe pse nuk e pranojmë me zë e figurë, por në heshtje të adhurojmë pafund për forcën dhe vendosmërinë për t’u bërë një superstar nga mundi e puna jote e palodhshme se përndryshe nuk t’i fal kush kot “1 milionë” dashamirës besnikë.  Të dua vajzë!”, ka shkruar ajo.

Kozeta ti je një shpirt i bukur që meriton SHUMË! Më le pa fjalë… E di që një ditë jo fort larg do të të shoh në majë, aty ku meriton të jesh prej kohësh! TË DUA! Faleminderit që je një FEMËR që i do dhe i mbështet FEMRAT, frymëzim!”, i është përgjigjur Luana.

© Panoramaplus.al