Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim njihen për kompaktësinë dhe faktin që janë shumë miq dhe të afërm me njëri-tjetrin. Është vetë fryma e liderëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët, që në fillim, e kanë konsideruar këtë parti si një familje të madhe.

Fakti tjetër është se LRI, duke e furnizuar vazhdimisht Partinë me të rinj, e ka bërë atë më sportive dhe më të hapur. Kjo vihet re shumë te deputetët e LSI-së. Si në këtë foto, ku deputeti Luan Rama, një politikan karriere, përqafon kolegen e tij Kejdi Mehmeti, e cila është në moshë shumë më të re se ai.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

