Në një nga baret e zonës së ish-Bllokut, afër selisë së LSI-së, janë fotografuar pak ditë më parë disa nga anëtarët e kësaj partie. Nasip Naço, disa herë ministër dhe aktualisht deputet i Grupit Parlamentar të LSI, ishte në shoqërinë e Flamur Çelës, ish-deputet i Vlorës, i cili nuk arriti të rizgjidhet këtë legjislaturë.
Ai njihet edhe si një sipërmarrës i suksesshëm. Por, mesa duket, fakti që nuk është rizgjedhur, nuk e ka bërë atë të distancohet nga jeta e partisë, por vijon të rrijë me kolegët.
Ilirjan Muho, ish-drejtor i Hipotekave, ishte gjithashtu në atë grup, si dhe Rim Ylli, edhe ky pjesë e kësaj partie prej shumë vitesh. Mes tyre ka pasur biseda të gjata, ku me siguri politika aktuale do të ketë qenë temë e ditës.
© Panoramaplus.al

