Çifti më i ri i showbizzit Lotina Haziraj dhe Mozzik, që pas publikimit të lidhjes së tyre duket se nuk ndalen duke treguar se janë gjithmonë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.

Ka qenë Lotina ajo që së fundmi ka publikuar në Instagramin e saj momente nga jeta me këngëtarin.
Dyshja shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit si kurrë më parë. Nga fotot e postuara vihet re se çifti ka nisur bashkëjetesën.

Kujtojmë që ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë. Tashmë lidhja midis çiftit është bërë edhe familjare.
Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, është shprehur se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.
“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, ka rrëfyer Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.
Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.
“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.
Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, tha Mozzik.
© Panoramaplus.al

