13 Shtator, 2017

Lori Hoxha mahnit me foton e fundit, por na bën të ‘dyshojmë’ për diçka


Trashëgimtarja e “Top Channel” , tanimë është kthyer në një guru të vërtetë mode në të gjithë hapësirat shqitare apo edhe më gjerë.

Lori si një blogere mode e udhëtimesh ka një raport shumë të ngushtë edhe me Instagramin ku na njeh me fotot e saj herë pas here. Edhe sot ajo ka postuar një foto me bikini ku duket me të vërtetë shkëlqyer. Deri këtu jemi shumë në rregull. Por duket se Lori këtë herë ka një kërkesë paksa të çuditshme.

Lori kërkon të kthehet pas në kohë. “A mund të kthehemi pas?”  është pyetja që shkruan sipër fotos. Por ajo që nuk kuptojmë është se pse e dëshiron këtë; për të përjetuar edhe njëherë argëtimet dhe motin e ngrohtë të verës apo për diçka tjetër. Dhe nëse është kjo e dyta , duhet të na e thuash Lori, ne mezi presim të dëgjojmë prej teje.

 

 

 

© Panoramaplus.al