7 Tetor, 2020

Loredana tregon marrëdhënien me Kidën, pasi u përfol se u lidh me Mozzik


Pas nxjerrjes së dy bashkëpunimeve, Kida dhe Mozzik u përfolën gjatë në media për një lidhje mes tyre.

Më së shumti u komentua fakti, që Kida ishte mikeshë me ish-bashkëshorten e Mozzik, Loredanën.

Dy reperët sqaruan se nuk kishte asgjë midis tyre, përveçse “shoqëri të mirë”.

Dhe këto thashetheme duket se nuk kanë ndikuar aspak në marrëdhënien e Kidës me Loredanën.

Pasi kjo e fundit u rikthye në Kosovë është takuar me mikeshën dhe kolegen e saj, si edhe kanë ndarë momente me njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Reperet publikuan foto ku duken si binjake pasi të dyja janë të veshura me sportive dhe flokët e bëra gërshet në të njëjtin model.

Madje ato bënë edhe dy video tik-tok, duke kërcyer nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Kujtojmë që pak javë më parë, Kida u përfol se kishte nisur një lidhje me Mozzik, por ajo i hodhi poshtë pretendimet e ftuar në emisionin “Nin”, ku u shpreh: “E dinim se do flitej për një lidhje mes nesh, normale është. Ndoshta edhe pozat. Mesazhi ynë ka qenë përshkrimi i këngës, donim të zhvillonim një ngjarje dhe me e shfaq një temë të këngës. Ishte ideja jonë të bënim diçka më interesante. Nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme.”

Kida tha se vazhdon të ketë raporte të mira me Loredanën, duke treguar se fillimisht është njohur me Mozzik dhe më pas me reperen.

“Po vazhdojmë të kemi raporte të mira me Loredanën. Me të dy njihem prej shumë kohësh. Mozzik e kam njohur më përpara kurse Loredanën mbas nisjes së lidhjes mes tyre. Kemi ndenjur bashkë 24 orë. Kemi kontakte me njëra-tjetrën,”- tregoi ajo.

Ndërkohë, Loredana përflitet se është rikthyer me Mozzik. Ajo u prit në aeroportin e Prishtinës pak ditë më parë nga reperi, ndërsa u filmuan së bashku duke bërë shopping në një dyqan.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana dhe nuk dihet nëse është ajo arsyeja që qëndrojnë kaq shumë bashkë apo janë ribashkuar sërish.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al