9 Nëntor, 2020

Loredana nuk ndal suksesin, rrëmben sërish çmim në MTV EMA


Reperja e njohur shqiptare, Loredana nuk po ndal suksesin në karrierën e saj muzikore.

Loredana rrëmbeu për të dytin vit radhazi çmim në MTV Europe Music Awards.

Mbrëmjen e djeshme, reperja u përzgjodh artistja më e mirë e vitit në Zvicër, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve.

Po ashtu, ajo u vlerësua me të njëjtin çmim “Best Swiss Act” vitin e kaluar në MTV EMA.

Loredana është një repere mjaft e suksesshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër dhe Gjermani.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al