Loredana është një ndër vajzat e showbizz-it, emri i së cilës lakohet shumë në media.

Shpesh ajo vihet në qendër të vëmendjes, jo vetëm për talentin në muzikë apo për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Mozzik, por edhe për stilin e veçantë të veshjes dhe për shpenzimet marramendëse që bën.

Duket se reperja nuk kursehet kur vjen puna tek vetja, e sidomos kur bëhet fjalë për aksesorë.

Së fundmi, Loredana ka blerë një palë vathë, por çmimi do ju lërë me gojë hapur.

Sipas faqes “What They Wearin” në Instagram, vathët e saj janë të markës “Gucci” dhe i kanë kushtuar plot 1,100 euro.

Ditën e djeshme, reperja ndryshoi edhe look, ku u shfaq me flokë ngjyrë portokalli dhe kaçurrela.

Edhe pse i shkonin shumë, ndjekësit ishin të idesë se flokët bjondë i shkojnë më shumë.


