Këngëtarja e njohur amerikane Lizzo ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave pas publikimit të një serie fotosh në Instagram, ku ajo pozon me një fustan të ngushtë, me Kullën Eiffel në sfond.

Në moshën 37-vjeçare, ylli i popit shfaqet më e sigurt se kurrë, duke përqafuar trupin e saj dhe duke dërguar një mesazh të fuqishëm për vetëpranimin. “Është një verë që përqafon të pasmet e vogla të shëndosha”, shkroi Lizzo në mbishkrimin që shoqëronte postimin.

Fotot, të realizuara në një ballkon me pamje mbresëlënëse nga simboli i Parisit, shfaqin këngëtaren me një veshje metalike që thekson format e saj natyrale. Fansat reaguan menjëherë me komente pozitive, duke e vlerësuar për stilin, vetëbesimin dhe mesazhin pozitiv që transmeton.
“Përsosmëri arkitekturore, shikoni ato linja, ato forma bukurie, oh po… dhe pamja e Parisit është e mrekullueshme!”, shkroi një ndjekës me humor.
“Je e mrekullueshme, gjithmonë ke qenë dhe gjithmonë do të jesh. Pesha jote është e parëndësishme. Qëndrimi dhe zëri yt janë ato që të dallojnë”, komentoi një tjetër. 
Pranon se ka provuar Ozempic
Përveç fotove që bënë bujë, Lizzo foli hapur edhe për përvojën e saj me humbjen në peshë gjatë një interviste në podcast-in e Trisha Paytas, “Just Trish”. Edhe pse më parë kishte mohuar përdorimin e ilaçeve për dobësim, këngëtarja pranoi se kishte provuar Ozempic, një medikament i përdorur gjerësisht jashtë vendit për menaxhimin e peshës trupore.
“Nuk është e lehtë. Kam provuar gjithçka”, u shpreh Lizzo, duke shtuar se preferon mënyra më natyrale, si numërimi i kalorive. “Për mua është çështje shkence, kaloritë që merr kundrejt atyre që djeg. Ozempic funksionon sepse të bën të ndihesh i ngopur. Nëse arrin ta bësh vetë, është e njëjta gjë.”
Këngëtarja, fituese e çmimeve Grammy, mbetet një zë i rëndësishëm në debatet rreth pranimit të trupit, shëndetit mendor dhe presioneve që imponon industria e argëtimit ndaj grave.
© Panoramaplus.al
